Vazhdon gjakmarrja në Dukagjin
Gjakmarrja nuk ndalet në zonat veriore të vendit. Viktima e fundit është një 49-vjeçar, në fshatin Vuksanaj të komunës Shalë në Dukagjin, i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm.Sipas policisë, viktima është shtetasi Marash Tonaj, ndërkohë që nuk ka ende të dhëna për autorin e krimit.
Grupi hetimor është nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbuluar shkaqet e krimit, transmeton BW.
Mësohet se viktima është i afërm i ish-kryetarit të komunës Shalë, Dede Tonaj, i cili aktualisht mban detyrën e drejtorit të rrugëve rurale në Shkodër. /Telegrafi/