Vazhdon ofensiva franceze në Mali

13:31 / 27.01.2013
Forcat e kryesuara nga francezët në Mali po avancojnë drejt qytetit verior Timbuktu ndërsa vazhdojnë ofensivën e tyre kundër rebelëve islamikë.

Të shtunën, trupat në fjalë morën kontrollin e Gaos, një tjetër qytet i rëndësishëm në veri të vendit.

Avancimi vjen në kohën kur liderët e Unionit Afrikan takohen për të diskutuar dërgimin e ushtarëve të tjerë në Mali. Militantët islamikë pushtuan veriun e vendit vitin e kaluar, por që prej ndërhyrjes së francezëve në fillim të muajit, kanë humbur terren e janë tërhequr nga disa zona, transmeton TCH.

Shumë rebelë, sipas raporteve në media, janë larguar drejt vendeve të fshehta në shkretëtirë dhe ndjekja e tyre mund të rezultojë më e vështirë nga sa mendohet. Në mbrojtjen e kryeqytetit Bamako për çdo rast ndihmojnë edhe trupat nga Nigeri e Çadi.

Timbuktuja ka qenë një qendër e rëndësishme islamike nga shekulli i 13 deri në të 17.

700.000 dorëshkrime të kohës kanë mbijetuar deri në ditët tona e gjenden ose në bibliotekat publike ose në duart e koleksionistëve privatë. Për tre xhamitë e tij e 16 varrezat dhe mauzoletë, Timbuktuja iu shtua në vitin 1988 listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.