Vazhdon të jetë e rëndë gjendja e shtetases gjermane

14:18 / 23.10.2012
Mjeku kujdestar në repartin intensiv të QKUK-së, Shaqir Uka, ka thënë për KTV-në se vazhdon të jetë e rënduar gjendja e shtetases gjermane e lënduar gjatë protestës së djeshme.

“Po e mbajmë në gjumë me barna për shkak të gjendjes së saj”, ka thënë Uka.

Ai nuk ka dhënë detaje më të hollësishme dhe ekipi nuk është lejuar ta xhirojë pacienten, për shkak se ajo po mbahet nën kujdesin intensiv mjekësor.

Shtetasja gjermane është lënduar dje, por bashkëshorti i saj ka thënë se nuk kanë qenë pjesë e protestës, por vetëm kalimtar rasti, transmeton KTV.

Ndaj 58 personave të arrestuar një ditë më parë, duke përfshirë edhe nënkryetarin Shpend Ahmeti, u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:55 / 23.05.2013
Paris Hilton

Paris Hilton ta riprovojë veten në muzikë

Paris Hilton pritet të ketë një shans të dytë për të shijuar sukses në top lista, pasi ka nënshkruar marrëveshje muzi...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
14:59 / 23.05.2013
Të mërkurën pasdite në Bregun e Diellit (Te banesat e bardha)

INPO: Të përmirësohet infrastruktura përcjellëse e rrugëve në Prishtinë

Iniciativa për Progres (INPO), shprehë shqetësimin për gjendjen e krijuar në disa lagje dhe rrugë të Prishtinës, si pa...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.