Vdekje e dyshimtë

11:55 / 30.07.2012
Një person i moshës rreth 25- vjeçare ka gjetur vdekjen si rezultat i plagëve të marra nga armë zjarri. Rasti iniciohet si vdekje nën rrethana të dyshimta me elemente të vetëvrasjes. Policia e Kosovës ka pranuar një informatë lidhur me një rast të vetëvrasjes së raportuar të ketë ndodhur në fshatin Polac të komunës së Skenderajt.

Rasti është raportuar nga anëtarët e familjes së të ndjerit, të cilët e kishin takuar viktimën të shtrirë në oborr, rreth 50 metra larg shtëpisë.

Në komunikatën e Policisë së Kosovës thuhet se njësitë e para reaguese të policisë, në vend të ngjarjes kanë takuar trupin e pajetë të mashkullit, të identifikuar si; M.Koci (1987), në pozicion të shtrirë, me një plagë hyrëse, në pjesën e parme të trupit, të shkaktuar nga armë zjarri, ndërsa arma e gjuetisë, e cila besohet se ishte përdorur në këtë rast, është identifikuar pranë trupit të vdekur.

Mjeku kujdestar i shtëpisë së shëndetit i cili ka dalë në vend të ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Marrë parasysh rrethanat në të cilat është regjistruar rasti, policia ka njoftuar prokurorin publik të prokurorisë së qarkut në Mitrovicë i cili ka autorizuar hetuesit e policisë së Kosovës së bashku ne teknikët e kriminalistikës, të bëjnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe inicimin e hetimit të rastit për të sqaruar rrethanat e rastit të paraqitur.

Bazuar në raportet e para të hetuesve policor, në vend të ngjarjes nuk janë identifikuar elemente që do të karakterizonin rastin si vepër penale.

Në vend ngjarje, hetuesit policor kanë gjetur dhe marrë si pjesë të provave materiale; një gëzhojë dhe pushkën e gjuetisë, dy tytëshe, e cila besohet të ishte përfshirë në rast ndërsa do të procedohen për ekzaminim të mëtejmë.

Rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë me elemente të vetëvrasjes klasike të parapërgatitur nga viktima ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:39 / 20.05.2013

Edicioni I 11-të i Video Festit Muzikor po afrohet!

Me 4 Qershor në Sallën 1 Tetori do të mbahet Edicioni i 11-të i Video Festit Muzkor 2013.
Teknologji
13:49 / 20.05.2013
Rrjeti i biznesit Kozzer.com me mundësi të reja

Rrjeti i biznesit Kozzer.com me mundësi të reja

Portali i bizneseve kosovare Kozzer.com pas një rinovimi disa mujor, është kthyer me një pamje dhe brend të ri. Tani bizne...
Ekonomi
11:41 / 20.05.2013

Arbitëra me renome ndërkombëtare në listën e Tribunalit të Arbitrazhit

Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike të Kosovës njofton se lista e arbitërve të TPA është pasuru...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.