Vdes 21-vjeçari, ra nga skelet në KEK

11:29 / 27.08.2012
Një punëtor i kompanisë “Daci”, e cila kryen punë si nënkontraktor në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ka gjetur vdekjen të shtunën, pasi ka rënë nga një lartësi prej gjashtë metrash. Punëtori, një 21-vjeçar, nga Pestova e Vushtrrisë, ka vdekur si pasojë e rënies nga skelet, derisa punonte në Termocentralin “Kosova A”, kanë bërë të ditur burime nga vendi i ngjarjes.

Viktor Buzhala, zëdhënësi i KEK-ut, tha se punëtori nuk ka qenë i KEK-ut, por i një kompanie të kontraktuar, e cila po kryen punime në ndërtimin e sistemit hidraulik për mihjen e Mirashit. “Ne kemi kontratë me kompaninë ‘Dobroshek’, ndërsa kjo kompani ka bërë kontratë me një nënkontraktor, kompaninë ‘Daci’. Punëtori ka qenë i kësaj kompanie”, tha Buzhala, për Gazetën JnK.

Një punëtor, i cili nuk ka dashur t’i përmendet emri në gazetë, ka thënë se rasti i të shtunës ka ndodhur si pasojë e mungesës së masave të sigurisë në punë. “Djali ka rënë nga skelet, prej një lartësie rreth gjashtë metra dhe ka vdekur ne vend”, tregon dëshmitari.

“Këtu punëtorët nuk kanë siguri, punët shkojnë shkel e shko. Punëtorët kurrë nuk kontrollohen nga zyra e sigurisë”, tha ky punëtor. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
19:13 / 23.05.2013
Russell Brand, Foto: Getty Images

Russell Brand në lidhje të re?

Komiku britanik, Russell Brand, besohet se ka gjetur një romancë të re dhe ajo është britanikja Sheridan Smith.
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.