Vdes 70-vjeçar në Mirditë, vozitësi nga Prishtina

13:15 / 12.08.2012
Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik në Mirditë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Viktima është Ndue Bibaj 70 vjeç nga fshati Fang i Mirditës. Ai është përplasur nga një automjet me targa të huaja dhe si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar edhe drejtuesin e mjetit, shtetasin kosovar nga Prishtina, Rustem Rukovi 41 vjeç, raporton NOA.

Sipas policisë dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga 70 vjeçari, por nuk përjashtohet dhe shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte automjeti. /Tegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
14:42 / 19.06.2013
Rihanna, Foto: Arkiv

Rihanna thyen rekordin në Youtube

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka arritur ta tejkalojë artistin e ri, Justin Bieber, për nga shikueshmëria e vide...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
12:58 / 19.06.2013

Ministria e Infrastrukturës favorizon kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), akuzon Ministrinë e Infrastrukturës (MI), se përmes kritereve të caktuara të tender...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.