Vdes derisa fliste në tribunën e Vetëvendosjes

20:31 / 19.01.2013

Gjatë debatit në tribunën e Lëvizjes Vetëvendosje në Viti, ndërroi jetë Shyqri Sylejmani.

I ndjeri Sylejmani pësoi sulm kardiak vdekjeprurës teksa fliste, pasi kishte marrë fjalën në tribunë.

Sylejmani ishte përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në njoftimin e lëvizjes Vetëvendosje, thuhet se i ndjeri ishte punëtor shumëvjeçar i arsimit në komunën e Vitisë dhe më herët edhe drejtor i shkollës fillore “Nazmi Pajaziti” në fshatin Radivojcë.

Pas këtij rasti tragjik, Lëvizja Vetëvendosje anuloi të gjitha aktivitetet e saj, të planifikuara për sot.

Me këtë rast Lëvizja Vetëvendosje i ka shprehur ngushëllimet më të thella, familjes, kolegëve dhe miqve të të ndjerit. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.