Vdes i burgosuri në burgun e Shkupit

22:43 / 18.10.2012
I burgosuri Mensur Iljazi, në burgun hetues të Shkupit, ka ndërruar jetë mbrëmë, ndërsa jozyrtarisht mësohet se ka pësuar nga infarkti.

51 vjeçari nga Çegrani i Gostivarit u arrestua para një jave pas vrasjes së Imer Zeqirit, 62 vjeçarit nga Gostivari dhe punëtores së tij Qanie Ruçi, 39 vjeç nga Dibra, e cila ndërroi jetë disa ditë më parë, informon INA.

Gjykatës hetues informoi sot se i Mensur Iljazi, që gjendej në paraburgim, ka pësuar sulm në zemër, dhe pas shumë përpjekjeve për shpëtim, ai ka ndërruar jetë gjatë dërgimit për në Spitalin e Shkupit.

Gjykatësi hetues theksoi se Iljazi do të duhej të dënohej për vrasje të dyfishtë, mirëpo pas vdekjes së tij, mbyllet procesi gjykimit.

Iljazi për motive xhelozie në natën e 8 tetorit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të Imer Zeqirit pranë lokalit të tij “Top Kapi” në Gostivar, duke e lënë të vrarë atë, dhe duke e plagosur kamerieren e tij Qanie Ruçi, e cila para disa ditëve ndërroi jetë, për shkak të plagëve të rënda. Policia bëri të ditur se vrasja kishte ndodhur për shkak të motiveve të xhelozisë, pasi që vrasësi më parë kishte pasur lidhje dashurie me Qanie Ruçi. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
14:09 / 25.05.2013
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Brad Pitt lëvdon babain e Gwyneth Paltrow

Aktori hollywoodian, Brad Pitt, ka lëvduar babain e ish-te dashures Gwyneth Paltrow, Bruce, pasi ky i fundit e ka ndihmuar që...
Teknologji
15:38 / 25.05.2013
Samsung furnizon Google me OLED, për Google Glass

Samsung furnizon Google me OLED, për Google Glass

Njëra ndër storjet më të shpeshta që mund t’i lexoni ditëve të fundit është raporti i gjiganti Korean të telefonave...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.