Vdiq Larry Rossin

23:16 / 8.10.2012
Pas një sëmundje të rëndë, vdiq Larry Rossin, Shefi i parë i Zyrës Amerikane në Kosovë.

Rossin në fillim të vitit të kaluar ishte diagnostifikuar se vuan nga një lloj i kancerit të gjakut. Lajmin për vdekjen e tij e kanë kumtuar familja e diplomatit Rossin, gruaja Debra, si dhe fëmijët Claire dhe Alec. Ai vdiq në mëngjesin e së shtunës, në shtëpinë e tij.

Rossin ka qenë Shefi i parë i Zyrës amerikane në Kosovë, më 1999, punuar në Misionin e OKB-së në Kosovë në vitet 2004-2006, për t’u kthyer sërish në janar të vitit 2008, pas shkarkimit të Steven Schookut, si zëvendësshef i UNMIK-ut.

Rossin do të mbahet mend si mbështetës i pavarësisë së Kosovës dhe si një nga diplomatët e rrallë që ka qenë pjesë e veprimeve konkrete për në arritjen e këtij caku.

Ai ka qenë i angazhuar në shumë misione ndërkombëtare. Ka punuar në NATO, ka qenë ambasador i SHBA-ve në Kroaci, ndërsa ka mbajtur poste të ndryshme edhe në Departamentin e Shtetit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.