Vdiq masakruesi i Liljana Arapit
Dy ditë para dhënies së pretencës nga Gjykata, ndërron jetë në spitalin e burgut të Tiranës, autori i ngjarjes makabre, ku masakrohet bashkëjetuesja e tij, 45 vjeçarja Liljana Arapi. Lajmi konfirmohet nga drejtuesit e burgut të Drenovës, të cilët bëjnë me dije se i dënuari ishte dërguar me urgjencë dy javë më parë në burgun e Tiranës, si pasojë e probleme kardiake të cilat Dumka i kishte shfaqur ditët e fundit.
Gaqo Dumka akuzohej se vrau më 11 gusht 2011, nga xhelozia, të dashurën e tij Liljana Arapi. Në rrëfimin e tij para gjyqtarëve, ai pranoi aktin, me arsyetimin se ajo ia kishte “prishur lekët e varrimit me persona të tjerë”. Në muajin dhjetor, Dumka kërkoi mëshirë e gjykim të shkurtuar nga togat zeza.
Gjykata e Korçës kishte dhënë masën e sigurisë për Gaqo Dumkën, “Arrest me burg”, ndërsa ditën e hënë pritej të jepej pretenca për të. /Telegrafi/