Velijaj nuk merret në pyetje

21:23 / 10.01.2013
Ndonëse e paraparë që protagonistja kryesore në “skandalin e pasaportave”, Natali Velijaj, të merret në pyetje sot nga prokurorët, kjo nuk ka ndodhur, edhe pse këta të fundit vetë e patën caktuar këtë datë për marrjen në pyetje të saj.

Avokati i saj, Tomë Gashi, i ka thënë RTK-së se Prokuroria e EULEX-it është arsyetuar se marrja në pyetje e saj nuk mund të ndodh sot për shkaqe teknike.

Gashi nuk i beson shumë këtij arsyetimi, por shtyrjen e marrjes në pyetje e quan neglizhencë të Prokurorisë për ta penguar ndriçimin e të vërtetës, e cila, sipas tij, e dëmton imazhin e Kosovës.

“Kjo e vërteton një neglizhencë të paparë që prokurorët nuk duan që ta shpejtojnë këtë procedurë sa më shpejtë që është e mundshme dhe kjo sigurisht se krijon edhe pakënaqësi popullore, mirëpo edhe shtetit të Kosovës i jep një imazh relativisht të keq”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Natali Velijaj
Natali Velijaj
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.