Vendim fajësie në një rast të tentim-zhvatjes
Një trup gjykues i përbërë prej tre gjykatësve të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, shpalli Besim Qitakun fajtor për vepër penale të tentim-zhvatjes dhe e dënoi atë me tre vjet burgim. Valon Qitaku po ashtu u shpall fajtor për vepër penale të posedimit, kontrollit ose përdorimit të paautorizuar të armëve dhe u dënua me një vjet e gjashtë muaj burgim, i cili shtyhet për një periudhë kohore prej dy vjetësh.Trupi gjykues i gjykatës së shkallës së parë e dënoi Qitakun, sepse është dëshmuar përtej çfarëdo dyshimi të arsyeshëm se në muajin maj të vitit 2009 në Mitrovicë, ai në mënyrë të paligjshme i kishte kërkuar gjashtëdhjetë mijë euro Hetem Ademit, duke e kërcënuar se nëse nuk paguhen paratë, atëherë do t’i ndodhë diçka e rëndë familjes së tij, thuhet në një komunikatë të EULEX-it.
Qitaku u dënua sepse është dëshmuar përtej çfarëdo dyshimi të arsyeshëm se në maj të vitit 2009, në fshatin Kqiq i Vogël, kishte në posedim një revole pa leje përkatëse.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror publik i EULEX-it. /Telegrafi/