“Vera arabe” (Foto/Video)

23:37 / 14.09.2012
Protestuesit e zemëruar me film anti-islamik “Pafajësia e myslimanëve”, kanë sulmuar edhe ambasadën gjermane dhe britanike në kryeqytetin e Sudanit, Khartum. Ata vunë zjarre në ambasada, ndërsa dogjën edhe flamujt e këtyre dy shteteve. Demonstratat janë duke u zhvilluar pothuajse në të gjitha qytetet e mëdha në Lindjen e Mesme, ndërsa cak i sulmeve janë ambasadat e perëndimore. Më poshtë mund ta shihni hartën ku kanë ndodhur protestat.

Të paktën tre persona u vranë në Khartum, kur policia pranë ambasadës amerikane u përpoq të shpërndante protestuesit. Një prej viktimave është shkelur nga një automjet policor që hasi në turmën që godiste me gurë forcat e policisë.

Zëdhënësi i Departamentit të amerikan për punë të Jashtme ka konfirmuar për BBC se po vazhdojnë demonstratat në kryeqytetin sudanez dhe se në vendin e ngjarjes po ndërhynë policia. Megjithatë, ai nuk mundte të konfirmonte nëse protestuesit hynë në ambasadë, as nëse shkak i rebelimit ishte filmi anti-islamikDhuna vazhdoi në Egjipt, ku qindra policë me gaz lotsjellës janë përpjekur të shpërndajnë 500 demonstrues që sulmuan ambasadën amerikane në Kajro. Në kryeqytetin e Jemenit, ku ditët e fundit janë zhvilluar edhe përleshjet më të përgjakshme, protesta ende po vazhdon.

Në Bangladesh, rreth 10 mijë protestues kanë djegur flamujt amerikan dhe izraelit në Daka, derisa në Indonezi kanë protestuar 350 të tjerë. Në kryeqytetin e Iranit, mijëra njerëz u mblodhën së bashku me brohoritjet "Vdekje Izraelit, vdekje Amerikës", ndërsa 200 vetë u mblodhën në ambasadën amerikane në Damask të Sirisë, e cila me muaj të tërë është e mbyllur. Demonstratat janë raportuar edhe në Tunizi dhe në Jordani, ndërsa në përleshjet në veri të Libanit një protestues u vra, ndërsa të paktën 25 të tjerë janë plagosur. Sipas informacioneve të fundit, në demonstratat në Tunizi janë vrarë dy njerëz, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur. 

 

Një grup i të rinjve ka protestuar edhe pranë xhamisë së Gazi Husref-begut në Sarajevë. Protestuesit boshnjak kanë mbajtur parullat: “Vdekje filmit ‘Pafajësia e myslimanëve’”. Organizatorët në dalje të xhamisë kanë shpërndarë fletëpalosje në të cilat cekin se autori i filmit, izraeliti që jeton në SHBA, ka nënçmuar keq myslimanët.

Burimet policore kanë thanë se është marrë vendimi për evakuimin e personelit të ambasadës amerikane në Bruksel, meqë në rrjetet sociale kanë dalë informatat për një sulm eventual. Rreth ndërtesës janë përqendruar forcat policore, ndërsa ka kontrolle të udhëtarëve edhe në transportin publik. Në Bulevardin Regent kontrollohen automjetet e dyshimta, gjë që ka ngadalësuar trafikun. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
8:50 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

BE rrit luftën kundër evazionit tatimor

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për një shkëmbim automatik të informacioneve bankare anembanë bllokut, deri n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.