Verifikimi elektronik i zgjedhësve

9:38 / 26.03.2013

Megjithë problematikën e Fierit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar nënshkrimin e kontratës me një kompani spanjolle, për projektin e verifikimit elektronik të zgjedhësve në Tiranë.

KQZ thotë se, pavarësisht vonesave, është e angazhuar, që në Tiranë dhe Fier projekti të realizohet me sukses, raporton TCH.
Testi i parë i këtij projekti do të zhvillohet në datën 23 prill 2013, ashtu siç parashikohet në Kodin Zgjedhor.

“Pavarësisht konstituimit me vonesë nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që ndikoi edhe në tejzgjatjen e afateve të procedurave prokuruese, ju garantojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i angazhuar maksimalisht që dy projektet pilot, sistemi elektronik i numërimit të votave në qarkun e Fierit dhe sistemi elektronik i verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve në qarkun e Tiranës, do të realizohen me sukses”, ka thënë zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.