Veriu dikton koalicionin e ri qeverisës

11:38 / 21.09.2012
Nevoja për konsensuse të reja politike në Kosovë mund të lëvizë, ndryshojë apo zgjerojë koalicionin aktual qeverisës, parashohin njohësit e rrethanave politike.

Koalicioni aktual ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës së kryeministrit Hashim Thacci dhe Aleancës Kosova e Re të afaristit Behxhet Pacolli, konsiderohet si i brishtë dhe pa fuqinë e nevojshme politike për adresimin e çështjeve më të mëdha politike.

Momenti kur Prishtina zyrtare do të ulet për të biseduar me Beogradin për veriun e Kosovës dhe kërkesat ndërkombëtare që paraprakisht të ketë një konsensus të brendshëm, besohet se mund të kenë si rrjedhojë gjetjen e një mënyre për zgjerimin e marrjes së përgjegjësisë nga një spektër më i gjerë politik në vend, sesa ai që përfaqëson sot koalicioni qeverisës.

Analisti Belul Beqaj nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni të ri apo zgjerimi të koalicionit aktual. Kurse, pretendimi dhe motivi për ndryshimin eventual të koalicionit, sipas tij, ka të bëjë me ndarjen e përgjegjësisë nga ana e partisë më të madhe në pushtet me subjektet politike me ndikim në vend.

“PDK-ja, dëshiron që ta ndanë përgjegjësinë me dikë që nesër mund ta sfidoj;”, thotë Beqaj për “Radio Evropa e Lirë”.

Ndërkohë, Ilir Deda, drejtor i KIPRED-it, thotë se është faktori ndërkombëtar i cili kërkon një konsensus para proceseve të ardhshme politike, siç është adresimi i çështjes së veriut.

“Ky konsensus kishte me i pas dy të mira: një, është platforma e përbashkët e shoqërisë dhe politikës në Kosovë, se ku e sheh Kosova në fund veten pas dialogut me Beogradin. Domethënë, kërkesa e Kosovës duhet të jetë anëtarësimi në Kombet e Bashkuara me të drejta të plota si të gjitha shtet tjera. Dhe, nën dy, konsensusi për refuzimin e statusit tjetër, të veçantë për veriun e Kosovës”, thotë Deda.

Në anën tjetër, Beqaj mendon se spektri politik në Kosovë duhet ta kuptojë se veriu i Kosovës kërkon një zgjidhje. Andaj, ai nuk e përjashton si mundësi që pozita dhe opozita në Kosovë të formojnë një trup të përbashkët ekspertësh që do të trajtonin çështjet e integritetit territorial të Kosovës.

“Duhet të bëhet një zgjidhje për çështjen e veriut, ngase çimentimi i gjendjes është më i rrezikshëm sesa çdo zgjidhje që gjendet në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, thekson Beqaj.

Ndërsa vazhdimisht flitet për një unitet politik në lidhje me ato çështje që konsiderohen si interesa shtetërore të Kosovës, Deda mendon se as pozita dhe as opozita nuk kanë treguar një përkushtim dhe sinqeritet në zotimet e tyre karshi këtyre proceseve, siç mund të jenë bisedimet me Serbinë dhe çështja e veriut.

Dy muaj më parë, Instituti KIPRED kishte paralajmëruar mundësinë e formimit të koalicionit PDK-AAK, për shkak të fuqisë që mund të kenë këto dy subjekte politike për të adresuar çështjen e veriut në bisedimet e ardhshme me Serbinë. Ndërkaq, në analiza tjera, si opsion rezervë përmendet ai i krijimit të një ekipi gjithëpërfshirës, ku do të përfshihej edhe LDK-ja dhe ku do të arriheshin disa parime dhe konsensuse për të vazhduar tutje në procesin e ardhshëm të bisedimeve.

Nga të gjitha kombinimet, vetëm Vetëvendosje deri më tani nuk përmendet në kuadër të këtyre formulave. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.