Veriu kthehet në protektorat

10:15 / 27.02.2013
Veriu i Kosovës pritet të kalojë fillimisht në një fazë kalimtare deri te zgjidhja përfundimtare që do të përcaktohej në kuadër të një dialogu të ri që do të zhvillonin në të ardhmen Prishtina dhe Beogradi.

Burime të afërta me procesin aktual negociues kanë deklaruar për gazetën “Tribuna” se kjo do të jetë një fazë e vendosjes së një lloj normaliteti që do të zgjasë nga dy deri në tre vjet.

Kurse zgjidhja përfundimtare për veriun do të kërkohej në një proces tjetër pas kësaj periudhe.

Sipas tyre, Brukseli ia ka bërë të qartë Beogradit se për vendosjen e negociatave për integrim në BE, do të duhet që shumë shpejt të bëjë disa përparime në dialog me Prishtinën, të cilat do të nënkuptonin një tranzicion sa më të butë të veriut të Kosovës.

Kurse Prishtina, me konstruktivitetin e saj do të përfitonte nga Marrëveshja për Stabilizim-Asociim dhe një perspektivë më të qartë në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.

Që Kosova dhe Serbia të ecin përpara në proceset integruese evropiane, këto burime thonë se brenda dy muajve, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic duhet të sigurojnë zbatimin e marrëveshjeve që do të prezantohen në fund nga baronesha Catherine Ashton në formë konkluzionesh.

Këto marrëveshje, mes tjerash, parashohin që Beogradi t’i tërheqë strukturat e tij të policisë dhe shërbimit inteligjent nga veriu dhe t’u mundësoj KFOR-it e EULEX-it që të mbajnë një gjendje të qëndrueshme të sigurisë. Një rol të veçantë mund të ketë edhe policia e Kosovës, por funksionimi i saj në veri mund të pësojë ndryshime nëse palët do të merren vesh ndërkohë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:04 / 22.05.2013
Jennifer Aniston

Aniston ka qarë për Jolien

Jennifer Aniston raportohet se ka qarë kur ka dëgjuar për largimin e dyfishtë të gjinjve të Angelina Joliet dhe tash dës...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
11:44 / 22.05.2013

Kontrata për investime në Kombinatin Xehetar “Trepça”, e nënshkruar nga Serbia me konsorciumin amerikan New Generation ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.