Vërshohet Peja

15:00 / 3.02.2013
Qyteti i Pejës është vërshuar nga uji. Jazi i Qukulicës që cili mbledh ujërat që vijnë nga zonat më të larta të qytetit, të dielën ka dalë nga shtrati duke mbushur me ujë shtëpi dhe lagje të shumta të qytetit.

Shumë familje pejane janë aktivizuar që nga shtëpitë e tyre ujin ta largojnë me kova e mjete të tjera shtepiake. Ndërkohë, komuna është aktivizuar për largimin e ujit nga qendra.

Avdyl Lajçi, drejtor i drejtorisë për emergjenca ka bërë të ditur se ekipet përkatëse kanë dalë në terren dhe po bëjnë përpjekje për ta ndalur ujin. Por, sipas tij, ka qenë faktori njëri që e ka sjellë këtë gjendje.

“Për shkak të sjelljes së pa ndërgjegjshme të disa banorëve të kësaj lagje, të cilët hedhin gjësende në shtratin e këtij lumi, ka ardhur gjer te ky bllokim ngase uji i rrëmbyeshëm i bartë përgjatë rrjedhës ato mbeturina dhe gjësende tjera dhe ato tani janë mbledhur nën urën e rrugës që shpie kah spitali. Kio ka bërë që uji të dal nga shtrati i vet dhe të vërshojë në pjesë të kësaj lagje ”, ka thënë Avdyli, për Koha.net.

Ai ka thënë se tani preokupim është debllokimi i shtratit të lumit nën urë dhe më pas do të shohim dëmet që janë bërë.

Ndërsa, Skënder Avdyli, nga Drejtoria për punë publike, ka thënë se së bashku me kompaninë “Hidrodrini”, zjarrfikësit dhe punonjësit e kompanisë së pastrimit Ambienti, po bëjnë përpjekje që me makinerinë që e kanë në dispozicion të debllokojnë rrjedhën e lumit.

Një qytetar i moshuar ka thënë se uji vjen nga lagja e tij, Asllan Qeshme dhe është si pasojë e hedhjes së gjësendeve në këtë jaz.

“ Uji është grumbullu afër shtëpisë sime, në Asllan Çesme dhe nga bërllogu që e hedhin qytetarët është zënë dhe ka kalu mbi shtrat ”, ka thënë ky qytetar që nuk dëshiron t’i përmendet emri. Ai ka shtuar se përkundër që jazi pastrohet çdo vit, është e pa mundur t’i rezistoj hudhejs kaq të madhe të mbeturinave.

Komuna e Pejës para dy vitesh ka financuar një projekt të kushtueshëm 100 mijë euro për rregullimin e Jazit të Qukulicës, por hudhja e mbeturinave dhe gjësendëve të tjera nga amvisëria ka bërë që jazi të bllokohet. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
12:57 / 22.05.2013
Genta Ismajli

Genta fton “ta pastrojmë Kosovën”

Genta Ismajli i është bashkuar fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, një fushatë e nisur për të mobilizuar të gjithë ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
11:44 / 22.05.2013

Kontrata për investime në Kombinatin Xehetar “Trepça”, e nënshkruar nga Serbia me konsorciumin amerikan New Generation ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.