Vërtetohet aktakuza kundër Bulatovicit
Një gjyqtar i EULEX-it e vërtetoi aktakuzën e ngritur kundër Aleksandar Bulatovic, i akuzuar për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile. Po ashtu, gjyqtari i shpalli të pranueshme të gjitha dëshmitë e mbledhura gjatë hetimeve.Aleksandar Bulatovic akuzohet për pjesëmarrje në një grup për të cilin pohohet se e ka keqtrajtuar një person civil, Xheladin Idrizi, i cili është gjetur i vrarë në Fushë Kosovë në vitin 1999, thuhet në njoftimin e lëshuar nga EULEX.
Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës. /Telegrafi/