Verveer do ta vizitojë Prishtinën dhe Sarajevën

14:14 / 3.10.2012
Ambasadorja amerikane për çështje globale të grave, Melanne Verveer do të qëndrojë në Sarajevë dhe Prishtinë, nga 2 deri më 6 tetor, për t’u takuar me udhëheqës politik, me mbrojtës të të drejtave të grave, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Qëllimi i vizitës së saj është promovimi i dialogut, bashkëpunimit dhe veprimeve të përbashkëta në avancimin e gruas në rajonin e Ballkanit.

Nga 4 deri më 6 tetor, ambasadorja Verveer do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të mbajë fjalimin e saj në Samitin Ndërkombëtar të Gruas, me temën: “Partneriteti për ndryshim - fuqizimi i gruas”, të organizuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, raporton QIK.

Ky samit, i pari i këtij lloji në Ballkan, do të adresojë çështje të zhvillimit të gruas, pjesëmarrjes politike dhe statusit social të saj. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.