Vet kërkova që të mos më fusin në listë!

22:47 / 27.01.2013

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hydajet Hyseni, i ka thënë Radio Dukagjinit se ka qenë kërkesa e tij personale që ai të mos futet në listën për Këshill Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka theksuar se lidhur me këtë, sot është kontaktuar me telefon nga zyrtarët e PDK-së.

Ai i ka dëshiruar mbarëvajtje të mëtutjeshme Konventës së PDK-së.

I pyetur nëse është koha e duhur që të flas lidhur me arsyet e bojkotit, ai ka thënë se është ende herët dhe se do të ishte jo e hijshme po të flitej për këto gjëra përderisa Konventa është duke i zhvilluar punimet.

Ndryshe, Dukagjini po ashtu raporton se Mirsad Shkreta nga Hani i Elezit ishte delegati i vetëm i PDK-së që votoi kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit për kryetar të PDK-së edhe për një mandat.

Ai nuk ka pranuar të flasë për mediat. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.