Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasje në Vushtrri
Është vetë dorëzuar i arratisuri M.Kuqi (1982), si i dyshuar për veprën penale vrasje në Vushtrri. Ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit policor deri në përgatitjen e paraqitjes penale dhe mbledhjes së provave lidhur me rastin.Armët, të cilat besohet se janë përfshirë në rastin e të shtënave dhe vrasjes së viktimës, janë identifikuar dhe siguruar si pjesë e provave materiale.
Hetuesit policor kanë evidentuar si të sekuestruara; një revole, model “Crvena Zastava” 9 mm, së bashku me në një karikator dhe 11 fishek, dhe një armë automatike “AK-47” me një karikator të zbrazët.
Tre të arrestuarit nga dita e djeshme, për mos bashkëpunim, janë liruar nga lokalet policore me autorizim të prokurorit publik.
Ndryshe, para disa dite një mashkull, rreth 32 vjeçar, ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra nga armë zjarri. Rasti ishte iniciuar si vrasje nën rrethana aksidentale. /Telegrafi/