Vetëdorëzohet dorasi

16:43 / 7.08.2012
Një i vrarë e një tjetër i plagosur është bilanci i një sulmi me armë, që ndodhi dje pasdite në rrugën magjistrale Prishtinë–Mitrovicë, në fshatin Babimoc, komuna e Obiliqit. Policia ka bërë të ditur se në këtë sulm mbeti i vrarë i riu M. Rashica (28 vjeç), kurse u plagos rëndë M.Rashica (65 vjeç), babë i viktimës.

Viktimat u qëlluan nga persona të dyshuar me disa të shtëna në veturën me të cilën po udhëtonin. Paraprakisht atyre u ishte pamundësuar lëvizja me veturë nga të dyshuarit.

I plagosuri, M. Rashica, aktualisht gjendet në QKUK nën trajtimin e vazhdueshëm mjekësor.

Ndërkohë, policia ka identifikuar autorët e dyshuar të këtij krimi, Xh. Menxhiqin, 59 vjeç, i cili ishe larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, porse në mëngjesin e sotshëm është vetëdorëzuar në polici, si dhe A. Menxhiqi, 27 vjeç, i cili është në arrati.

Policia dyshon se këta dy janë personat kryesor të implikuar në këtë rast.

Policia ka bastisur dhe kontrolluar disa shtëpive ku dyshohej se fshiheshin gjurmë të këtij krimi. Me këtë rast gjeti dhe konfiskoi një pushkë automatike AK-47, një karikator, si dhe tetëmbëdhjetë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Aktualisht policia po punon me intensitet të shtuar për të hetuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që ndërlidhen me rastin.
Ndaj të dyshuarit të vetëdorëzuar është shqiptuar masa e arrestit policor./Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.