Vetëm 2 vjet burg burrit që ia nxori syrin gruas

10:08 / 27.06.2012
Më mbylli jetën, më nxori syrin, ky ësh të një dënim i pamjaftueshëm. Tani jam në një qendër për gratë, kam frikë për veten e për fëmijët". Ky është rrëfimi dëshpërues i Hyrije Brukës për "Gazetën Shqiptare", gruas që ra viktimë e dhunës bashkëshortore.

Qazim Bruka, njeriu që i nxori syrin gruas nga goditjet me thikë, do të qëndrojë vetëm dy vite prapa grilave.

Gjykata e Tiranës e cilësoi fajtor Brukën për akuzën e "Plagosjes së rëndë me dashje" të ish - bashkëshortes Hyrije Bruka dhe dënoi me tre vite heqje lirie, por për shkak të gjykimit të shkurtuar burrit iu ul një e treta e dënimit.

Në verdiktin e firmosur nga gjykatësja Ardiana Bera thuhet se "Qazim Bruka do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme". Po e njëjta gjykatë, dënoi pak muaj më parë dhe Hyrije Brukën, e cila e goditi më sëpatë bashkëshortin Qazimin për ta vrarë, pasi nuk duronte më dhunën fizike mbi veten dhe fëmijët.

Gruaja bashkë me katër fëmijët e mitur ndodhet në një qendër për gratë e dhunuara. Duket se për momentin siguria e saj dhe e fëmijëve të vegjël është e zgjidhur, pasi bashkëshorti dhe babai dhunues është mbyllur prapa hekurave. Por, shpejt ai do të rifitojë lirinë dhe rreziku për gruan dhe fëmijët do të bëhet sërish evident. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:28 / 25.05.2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që ...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.