Vetëqeverisje lokale në veri, shuan strukturat ilegale

19:15 / 28.10.2012
Në bisedimet e reja, Kosovë-Serbi, pritet të diskutohet edhe për veriun e vendit. Analistët kosovarë mendojnë se normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve, do në nënkuptonte edhe ofrimin e një mundësie vetëqeverisjeje për serbët lokalë, që do të buronte nga Pakoja e Ahtisaarit.

Përveç miratimit të një rezolute në Kuvend, institucionet e Kosovës nuk kanë dhënë shenja se kanë ndonjë platformë specifike për bisedimet politike, që pritet të vazhdojnë me Serbinë. Njëra ndër temat kryesore për të cilat pritet të bisedojnë dy vendet është çështja e veriut të Kosovës.

Naim Rashiti, analisti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, mendon se zgjidhja për serbët e veriut do të bëhet brenda kornizës kushtetuese të Kosovës.
Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve do të çojë edhe në përcaktimin e kësaj çështje.

“Gjithsesi se do të diskutohen modalitete rreth akomodimit të serbëve të veriut. Kjo edhe nuk është e afërt do të zgjasë shumë dhe të shohim se çfarë do të prodhojnë negociatat, mirëpo se çfarë modalitete do të ketë zgjidhje për veriun në fund do të ketë pak peshë nëse arrihet deri të normalizimi i plotë i marrëdhënieve Kosovë - Serbi”, ka thënë Rashiti.

Ndryshe, ditëve të fundit është përfolur edhe për një mundësi vetëqeverisjeje për serbët lokalë, që do të buronte nga Pakoja e Ahtisaarit. Një ide e tillë sipas, analistit Driton Lajçi, është e pranueshme edhe për palën kosovare.

Madje, sipas tij, kjo nënkupton edhe zhdukjen e strukturave ilegale në veri.

“Mund të ketë aranzhime politike, por se çfarë do të jetë zbardhimi i krejt kësaj nuk mund ende të dihet sepse do të ndikojnë shumë faktorë. Varësisht prej relacioneve, konsultave të brendshme, prej zgjedhjeve, rolit të Bashkimit Evropian, mirëpo çfarëdo platforme që do të jetë serbët e tri komunave veriore do të kenë vetëqeverisje”, ka thënë Lajçi.

Ndërkohë, autoritetet në Kosovë vazhdimisht janë shprehur pro bisedimeve me Serbinë, por pa u diskutuar edhe problemi i veriut dhe çështjet e integritetit territorial, transmeton RTK.

Gjatë muajit nëntor pritet të zhvillohen takime të reja midis palës kosovare dhe asaj serbe, gjë për të cilën faktori ndërkombëtare ka insistuar që në bisedimet e reja të karakterit politik të jenë të përfshirë edhe presidentët e dyja vendeve. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:49 / 20.06.2013

Katie Holmes po dështon me karrierën

Katie Holmes dëshiron të fokusohet në rindërtimin e karrierës së saj në vend të dashurisë, por raportohet se po dësht...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
11:34 / 20.06.2013

Fillon punën Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë

Në prani të shumë biznesmenëve dhe bashkëatdhetarëve, në Bern të Zvicrës, u inaugurua Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë. Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.