Vetëvendosje fton AAK-në të mos hyjë në koalicion

16:04 / 21.08.2012
Drejtuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje” janë shprehur skeptik se në shtator do të përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës.

Sipas nënkryetarit të këtij subjekti politik, Shpend Ahmeti, në Kosovë do të filloj një mision i ri dhe me koncesione të reja.
Ai vlerësoi se Qeveria aktuale e pranon dialogun sepse vetëm nëpërmjet tij mbetet në pushtet, ndërsa Serbia nëpërmjet dialog bëhet vazhdimisht “faktor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan”, duke ja rritur çmimin vetës.

“Kryeministri po përgatitet për një takim me Dacicin. Pra dorën e djathtë të Milosevicit, i cili ka qenë pjesë e planeve të Miloshevicit për të shpërngulur dhe vrarë shqiptarët. E, edhe në këtë rast Serbia po thotë se nuk do të takohet me Kryeministrin e Kosovës. Por, kryeministri i Republikës së Kosovës po ngutet për të deklaruar se do ta takojë cilindo nga Serbia. E këtë për asgjë tjetër veç për të mbetur në pushtet. Nga kjo Qeveri dhe ky Kryeministër vështirë që do të ketë përfitime. Në fakt kemi pasur dhe do të kemi vetëm humbje”, u shpreh ndër të tjera Ahmeti.

Ndërkaq, Glauk Konjufca në këtë konferencë për media i bëri thirrje AAK-së që të mos hyj në koalicion, duke shtuar se “Blerim Shala mund të hyjë vetëm në këtë koalicion nëse është ai është i interesuar për këtë”.

“... Duket që subjekti politik më i interesuar për të hyrë në këtë valle të turpshme të Qeverisë është AAK-ja. Ose, më saktë, jo AAK-ja, por nënkryetari i saj, Blerim Shala. Blerim Shala njihet si njeri i negociatave. Angazhimi i tij kryesor politik kanë qenë negociatat. Por ne i lutemi Blerim Shalës, që nëse ai është që t’i bashkëngjitet pazareve të Qeverisë me Serbinë për veriun, le të shkoje atje i vetëm, por jo për dore me AAK-në. Lëvizja Vetëvendosje i inkurajon zërat alternativë brenda AAK-së që janë kundër bisedimeve për veriun dhe kundër një koalicioni me këtë Qeveri të korruptuar. Dhe shpresojmë shumë që vullneti personal i zotërisë Shala të mos jetë qëndrimi zyrtar i AAK-së”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria si shtete duhet të angazhohet pa kursim e pa pushim për të gjithë kombin shqiptar, përfshirë këtu edhe ata të Luginës së Preshevës.

Konjufca më tej tha se politikanët shqiptarë në Luginë të Preshevës duhet ta organizojnë dhe aktivizojnë popullin shqiptarë atje. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
9:18 / 18.06.2013
Foto: Ilustrim

Fermerët s’i kënaq fondi për kredi

Krijimi i fondit garantues për kreditë bujqësore, nuk po i kënaq fermerët. Ata nuk po vërejnë ndonjë dallim të madh n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.