Vetëvritet 72 vjeçari nga Malisheva e Ulët

19:38 / 18.08.2013

Baki Hamdiu, i moshës 72 vjeçare, është gjetur i vetëvrarë në podrumin e shtëpisë së tij.

Rastin për rajonipress e kanë konfirmuar Avni Oruqi, shef i njësisë rajonale të hetimeve në Gjilan, dhe Ismet Hashani - zëdhënës i policisë.

Hashani tha se viktima është gjetur të shtunën rreth orës 11 e 20 minuta në Malishevë të Ulët, në podrumin e shtëpisë së tij, ndërsa afër kishte një revole të llojit TT me të cilën besohet se bëri vetëvrasje.

Hashani tha se nuk dihen motivet e kësaj vetëvrasje, derisa trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.