Vidhnin motorë, arrestohen dy të rinj në Vlorë
Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen për vjedhje. Gentian Fatmir Kiptiu, 20 vjeç, banues në Vlorë i dënuar më parë për vjedhje motori dhe Altin Kamber Hamzaraj, 28 vjeçar, banues në Vlorë i dënuar më parë, janë arrestuar mëngjesin e së mërkurës nga policia e Vlorës.Ata janë denoncuar nga qytetari me inicialet D. M për vjedhjen e motorit të tij, njofton Noa.
Pas hetimeve, policia ka arritur të gjejë mjetin e vjedhur dhe të dokumentoj veprën penale të dy personave. Policia ka nisur hetimet dhe për një sërë vjedhjesh të tjera që mund të jenë kryer nga Kiptiu dhe Hamzaraj. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.
|
|