Viktimat e para shqiptare në Damask

21:21 / 27.07.2012
Nga bombardimet e forcave qeveritare në Damask merret vesh se kanë rënë viktimat e para të “arnautëve”, banorë vendës me origjinë nga Kosova.

Burime të afërta me arnautët e Sirisë, që përqendrohen në dy lagje në Damask: në Jug (Kadam) dhe në veri (Divanje), bëjnë me dije se dje, me rastin e operacionit të “pastrimet e qytetit prej terroristeve”, ushtria siriane bombardoi dhe shkatërroi shumë shtëpi në pjesën jugore të Damaskut, ku gjendet “Lagjja e arnautëve”, raporton Koha.

Me këtë rast ranë dhjetëra të vrarë e të plagosure, në mesin e tyre edhe Munir Arnauti (me origjinë nga Podujeva), e Behlul Arnauti (me origjinë nga Kalishani). Numri i saktë i viktimave mund të dihet vetëm pas tërheqjes së forcave të regjimit të Bashar al Assadit prej kësaj pjese të Damaskut.

Sirianët prej 16 muajsh po bëjnë përpjekje të rrëzojnë Assadin, i cili e mori pushtetin në vitin 2000 nga i ati, Hafez, që kishte udhëhequr Sirinë për 29 vjet. Pasi protestat filluan të shtypen me dhunë, opozita u vu në lëvizje duke formuar Ushtrinë e Lirë të Sirisë dhe tashmë vendi thuajse ndodhet në luftë civile. Më shumë se 16 mijë veta janë vrarë gjatë kësaj periudhe, shumica prej tyre civilë. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
10:06 / 19.05.2013
Ledri Vula

Ledri është single?

Njeriu i cili njihet për romancat me disa prej femrave më atraktive shqiptare, Ledri Vula, duket se është i vetmuar.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.