“Viktimat” ndëshkojnë republikanin Mitt Romney
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka zgjeruar epërsinë e tij ndaj republikanit Mitt Romney në shtetet e Ohayo dhe Florida, dy prej shteteve më të rëndësishme në garën presidenciale të këtij viti.Një sondazh i publikuar të mërkurën tregon se presidenti Obama ka më shumë se 50 për qind përkrahje në të dy shtetet, pjesë e grupit të të ashtuquajturave shtete të lëkundura që pritet të përcaktojnë zgjedhjet e gjashtë nëntorit.
Presidenti udhëheq ndaj republikanit Romney 53 me 44 për qind në Florida dhe 53 me 43 për qind në Ohayo, raporton VoA.
Romney u përball me kritika të gjera, pas një video të fshehtë të shfaqur javën e kaluar, e cila e tregon atë duke u thënë donatorëve se 47 për qind e amerikanëve, të cilët ai tha se do të votojnë për presidentin Obama, besojnë se janë “viktima”, dhe se kanë të drejtë për të patur mbështetjen e qeverisë.
Sondazhet e Universiteti të Quinnipiac, CBS News dhe New York Times tregojnë gjithashtu se Obama ruan epërsinë edhe në një shtet të tretë të lëkundur, në Pennsylvani, me mbështetjen e 54 për qind të të anketuarve krahasuar me 42 për qind të kandidatit republikan. /Telegrafi/