Virus në Berat, pesë foshnje në kujdes intensiv
Qyteti i Beratit, ditët e fundit, po përballet me një virus të rrezikshëm shkaktari i të cilit ende nuk dihet. Për pak ditë pesë foshnje janë shtruar në kujdesin intensiv.Sipas mjekësve, foshnjat nga 0 deri 2 muajshe po përballen me komplikacione të rënda të rrugëve të frymëmarrjes.
Mjekët bëjnë apel tek prindërit që të kenë kujdes për virozat e shfaqura ditëve të fundit ndërkohë që foshnjat që ndodhen në kujdes intensiv janë jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/