Vizita e dështuar në New York

13:15 / 21.10.2012
Ka kaluar një muaj prej vizitës që delegacioni kosovar prej 40 zyrtarësh i kishte bërë New York-ut, e që buxhetit edhe ashtu të varfër të shtetit i ka kushtuar hiq më pak se 200 mijë euro, megjithatë, ende nuk na ka njohur asnjë shtet, si rezultat i atij lobimi.

Ndonëse kjo vizitë u cilësua si tepër e suksesshme nga drejtuesit e vendit, sipas analistëve politikë, delegacioni kosovar u pa se më tepër kishte bërë ekskursion sesa lobim.

Analistët politikë kanë theksuar se duhet vlerësuar performanca e kësaj vizite, për të parë nëse ia ka vlejtur që të udhëtoj tërë ai delegacion në New York, për t’i shfrytëzuar punimet e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Më e pakta që është dashur të ndodhë deri më tani, është një vlerësim i performancës së këtij takimi si dhe vlerësimi i shpenzimeve të atyre parave, se a ia ka vlejtur apo jo”, thotë analisti politik Ardian Arifaj.

Një gjë e tillë, sipas tij, është dashur që deri më tani ta bëjë Komisioni për mbikëqyrjen e financave publike në Kuvendin e Kosovës.Sipas tij, nëse flasim për njohje të reja, deri më sot nuk ka ardhur asnjë, nëse flasim për investime, për promovimin e investitorëve, edhe në këtë aspekt ky takim ka rezultuar me dështim.

Sipas informatave të Arifajt, në takimin që delegacioni kosovar ka zhvilluar për promovimin e investimeve në Kosovë, pjesëmarrja e ndërkombëtarëve ka qenë tepër e ulët.

“90 për qind e njerëzve që kanë marrë pjesë në këtë takim, kanë qene vetë delegacioni kosovar, e 10 për qind tjerë kanë qenë delegacione të huaja. E më e keqja është se kjo nuk është e hera e parë që Kosova po dështon në promovimin e investimeve në Kosovë”, tha Arifaj, shkruan “Zëri”.

E vetmja informatë e mirë sipas Arifajt, të cilët ai të paktën e ka dëgjuar është se nga takimet e shumta të delegacionit kosovar në Shtetet e Bashkuara me udhëheqës të shumtë ndërkombëtarë, kanë arritur që të lobojnë kundër një ‘Ahtisaari plus’ për veriun, për të cilën po flitet shumë.

“Unë kam informata, që nga ky takim, delegacioni kosovar ka arritur që të paktën të mobilizojë kundër idesë e një ‘Ahtisaari plus’. Në këtë aspekt mendoj se ka pasur sukses”, tha Arifaj,

Por, analisti tjetër, Behxhet Shala, këtë vizitë të delegacionit kosovar e vlerëson totalisht të dështuar, dhe të panevojshëm që të shkohet në numër aq të madh.

“Edhe sikur Kosova të ishte e pranuar nga OKB, nuk do duhej të shkonte një numër aq i madh nga Kosova. Me shpenzimet e panevojshme, luksoze që kanë bërë gjatë kësaj vizite të pasuksesshme, është dëshmuar se udhëheqësve tanë u mungon morali, sepse një politikan i moralshëm nuk shpenzon paratë publike pa nevojë, paratë e një shteti kaq të varfër siç është Kosova”, tha Shala.

Si përfundim, Shala beson se edhe kjo vizitë ka qenë e lidhur me bisedimet me Serbinë, dhe i vetmi rezultat ka qenë që Hashim Thaçit i kanë treguar se çfarë duhet të bëjë dhe të pranojë në dialogun e ardhshëm politik me Beogradin.

Derisa “Zëri” nuk ka rritur të kontaktojë asnjërin prej zyrtarëve të lartë që kanë qenë në këtë takim, këtë udhëtim e ka arsyetuar dhe përkrahur fuqishëm, Adem Grabovci, anëtar i komisionit për mbikëqyrjen e parasë publike në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e PDK-së.

“Komisioni do ta bëjë një vlerësim të këtyre shpenzimeve, por kur do të ndodhë kjo, nuk mund ta flas tani, për shkak se janë disa procedura që duhen respektuar, e që janë në dorën e auditorit të përgjithshëm”, tha Grabovci. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.