Vjedhja milionëshe e bandës nga Kosova

14:34 / 12.08.2012
Të jep përshtypjen e një skenari të një filmi aksion: një bandë kriminele shqiptare e dhënë pas kazinove kryen një plaçkitje guximtare ndaj të birit të pasur të presidentit kontrovers nga Lindja e Mesme, në një nga hotelet më luksoze të botës. Por, ky rrëfim nuk është fiktiv. Në fakt është rast që aktualisht po gjykohet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Katër shqiptarë të Kosovës akuzohen për vjedhjen e stolive dhe mallrave luksoze në vlerë prej gati 2 milionë eurosh në dhomën e një gjenerali në hotelin me pesë yje në Barcelonë - birit të Presidentit kurd irakian, Massoud Barzani.

“Hotel Arts”, që vizitohet nga personalitete botërore, si Mick Jagger, Eric Clapton dhe Cindy Crawford, është votuar si një nga vendet më të preferuara në botë për të takuar yje.

Por, më 20 korrik 2009, mrekullia arkitektonike e xhamit dhe çelikut, e cila është pjesë e zinxhirit “Ritz-Carlton”, ishte nikoqire e një grumbulli të çuditshëm të vizitorëve: katër hajdutë shqiptarë të Kosovës që kishin shënjetstruar birin e Presidentit të Kurdistanit, Gjeneralin Mansour Barzani, Kreun e Forcave Speciale të Kurdistanit, zbulon “Gazeta Jeta në Kosovë”.

Haki Januzi dhe Artan Xhaferi-Jelliqi akuzohen se kanë hyrë me forcë në dhomë të hotelit duke ikur me byzylykë, unaza, vathë, qafore dhe telefona të shtrenjtë mobilë, të gjitha në vlerë prej 1.3 milionë dhe 1.9 milionë euro, ndërsa Sami Makolli dhe Shemsidin Benarba bënë roje në korridor dhe hutuan vëmendjen e stafit të recepcionit.

Makolli dhe Benarba kishin udhëtuar në Barcelonë me pasaporta të rrejshme, dhe të gjithë - përveç Januzit, i cili theksoi se nuk ishte në Spanjë në atë kohë - kanë thënë se kishin ardhur në qytet për të luajtur bixhoz në kazino.

Afrim Ymeri, Abedin Beka - pronar i Hotelit “Kalaja” në Vushtrri - dhe Saim Januzi - pjesëtar i njësisë speciale të policisë së Kosovës ROSU, që është edhe vëllai i të bashkakuzuarit Haki - akuzohen se kanë ndihmuar kryerësit pas plaçkitjes.

Në seancë në Gjykatën e Qarkut, në korrik, gjyqtari konstatoi se provat mbështesin pikat e aktakuzës dhe gjykimi i plotë pritet të mbahet në vjeshtë. Akuzat kundër Sami Makollit ishin të ndara nga të bashkakuzuarit, sepse ai nuk ishte i pranishëm në seancë.
Erhan Brnicanin, Dusan Kadijevic dhe Nebojsa Bojovic, që të gjithë nga Serbia, gjithashtu përballen me akuza për tentim-pranim të mallrave të vjedhura. /Telegrafi/
 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.