Vlerësohet puna e noterëve

17:54 / 30.10.2012
Me qëllim të njoftimit me funksionimin e sistemit noterial në Republikën e Kosovës, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i shoqëruar nga Kryetarja e Odes së Noterëve të Kosovës, Arbena Shehu, sot kanë vizituar Zyrën e Noterit, Isak Ademi.

Me këtë rast, Ministri Kuçi tha se do të vazhdojë të mbështesë sistemin noterial në Republikën e Kosovës, ndërsa vlerësoi profesionalizmin dhe paanësherinë e punës që po bëhet në këtë sistem dhe shprehi bindjen e tij që ky sistem do të ketë edhe besueshmërinë e qytetarëve.

”I ftoj qytetarët që të punojnë më afër me noterët, i ftojë të ju besojnë noterëve, njëkohësisht i ftojë edhe gjyqtarët të bashkëpunojnë me noterët, t’i udhëzojnë qytetarët për shërbime të ta. Sistemi Noterial është një prej mundësive që të zgjidhen problemet në mënyrë alternative, por mbi të gjitha është një mundësi që të zvogëlohen lëndët në gjykatat e Republikës së Kosovës, të ju ofrohen shërbime të mira dhe të shpejta qytetarëve tanë”, tha ministri Kuçi.

Noteri Isak Ademi pasi falënderoi Ministrin për vizitën dhe mbështetjen që po i jep sistemit noterial në Kosovë, tha se me fillimin e punës të këtij sistemi, ka pasur disa sfida të cilat me kalimin e kohës janë tejkaluar dhe tani ata ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët.

Deri me tani në Kosovë nga Ministria e Drejtësisë janë licencuar 39 noterë, ndërsa shumë shpejt pritet licencimi edhe i një numri të caktuar të tyre. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:05 / 20.05.2013
Taylor Swift (Foto: Getty Images)

Swift, mbretëresha e Billboard Awards

Taylor Swift ishte fituesja e madhe në ndarjen e mbrëmshme të çmimeve Billboard Music Awards, duke çuar në shtëpi plot t...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
10:56 / 20.05.2013
Foto: Zëri

Kush e shet “Voçarin”, AKP apo Mihajloviq?

Prona e ndërmarrjes shoqërore “Voçar” e cila është e regjistruar në Agjencinë kosovare të Privatizimit (AKP) në li...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.