Vllasi mohon të ketë kënduar serbisht

12:02 / 28.09.2012
E plotësuar: Lajmi se Azem Vllasi ka kënduar këngë serbe mbrëmjen e së enjtes në lokalin e quajtur “Tre Sheshirat” në Beograd, i publikuar nga gazeta serbe “Kurir”, është demantuar nga vetë Vllasi.

Avokati Vllasi, në një prononcim për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”, ka thënë se çdo gjë që është shkruar në atë artikull, është thjeshtë “një propagandë e kohës së regjimit të Millosheviqit”.

“Çdo gjë tjetër që është shkruar apo paraqitur në fotografi në mediat serbe, janë montazhë dhe propagandë me qëllime të caktuara, të diskreditimit tim. Nuk janë gjë tjetër më shumë se sa pjesë e asaj propagande të kohës së regjimit të Millosheviqit”, është shprehur Vllasi. /Telegrafi/

Vllasi kundër ndarjes së Kosovës, këndon “Vidovdanin

Ish funksionari i lartë i ish-Jugosllavisë, Azem Vllasi ka deklaruar se ndarja e Kosovës do të nënkuptonte shkëputje tjera nga Serbia si dhe humbjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Ideja e Dacicit për ndarje të Kosovës është joserioze. Është e pakëndshme që një njeri, i cili vjen nga një parti, e cila për shkak të lakmisë, ka dashur të ndryshojë kufijtë dhe për shkak të së cilës të gjithë qytetarët e ish-Jugosllavisë janë penduar, propozon ndarje. Në këtë rast, do të mbeteshit pa jugun e Serbisë, ndërsa kjo çështje do të hapte probleme edhe në Maqedoni”, citohet tw ketë thwnw thënë Vllasi, raporton “PressOnline”.

Ai ka thënë më tej se me vazhdimin e bisedimeve Prishtinë-Beograd, pret përmirësim të jetës së qytetarëve të Kosovës. Ai mendon se dialogu i ardhshëm do të duhej të ngrihej në nivel më të lartë të cilin do të duhej ta drejtonin shefat e shteteve, Tomislav Nikolic dhe Atifete Jahjaga, por se edhe presidenti i Serbisë nuk duhet t’i shmanget takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“E kaluara e Thaçit mund të jetë kundërshtuese, mirëpo edhe Nikolic ka të kaluar të njëjtë”, thekson Vllasi.

Ai ka shtuar se Beogradi nuk duhet të pres hapjen e një zyre të Prishtinës në Beograd, mirëpo hapjen e një ambasade.

“Së shpejti do të ndodhë një gjë e tillë. Nuk e di se a do të jem unë ambasadori, por do të doja. E njoh qytetin dhe do të kontribuoja në përmirësimin e bashkëpunimit mes dy shteteve”, ka thënë Vllasi.

Ndryshe, gazeta serbe “Kurir”, ka publikuar disa fotografi të Vllasit, i cili, sipas artikullit, mbrëmjen e së enjtes ka qëndruar në kafenenë “Tre Sheshirat” në Beograd, transmeton Zëri.

“Kurir” pretendon se ai ka qenë duke e kënduar këngën e “Vidovdanit”. Në artikull theksohet se Vllasi, gjatë kohës sa ka qëndruar në këtë kafene, ka pirë mbi një litër “raki kumbulle” dhe megjithatë ka qëndruar në këmbët e veta.

Gazeta serbe shkruan se ai i ka kënduar edhe këngë tjera serbe, por edhe ato boshnjake si dhe ka lënë disa qindra euro bakshishe. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Azem Vllasi, bën qejf në një kafene në Beograd
Azem Vllasi, bën qejf në një kafene në Beograd
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
9:18 / 18.06.2013
Foto: Ilustrim

Fermerët s’i kënaq fondi për kredi

Krijimi i fondit garantues për kreditë bujqësore, nuk po i kënaq fermerët. Ata nuk po vërejnë ndonjë dallim të madh n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.