Vllasi: Turp për Jahjagën që nuk e përmendi Luginën e Preshevës

19:02 / 7.02.2013
Azem Vllasi, këshilltar i Qeverisë së Kosovës për politikë të Jashtme, thotë se takimi i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, me atë të Serbisë Tomislav Nikolic, ishte një gjest më shumë protokolar dhe simbolik, pa përmbajtje esenciale politike.

“Qëllimi ishte që të dyja palët të demonstrojnë vullnet për vazhdimin e dialogut... Secili u deklarua me pozicionet e njohura për opinionin: Nikolici tha se Kosova nuk është shtet; ndërsa Jahjaga tha se Kosova është shtet. Gjëra këto jo të reja. Sido që të jetë, kryetari i Serbisë u takua me Kryetaren e shtetit të Kosovës në vendin e tretë, në qendrën e diplomacisë evropiane dhe kjo vetvetiu e ka domethënien e vet”, tha Vllasi për Presheva Jonë.

Sipas tij, është e pakuptueshme se pse pala kosovare, si palë e dëmtuar në konflikt me Serbinë, në biseda nuk shtron kurrfarë kushtesh.

“Mendoj se takimi në Bruksel ishte rast i mirë që Atifete Jahjaga të kërkonte nga presidenti serb që ai publikisht aty të depononte një deklarim apo premtim publik... që Serbia do ta heq nga Kushtetuta Kosovën dhe se kur do ta njoh formalisht Kosovën si shtet. Pa u shtruar kjo çështje, bisedat me Serbinë duken qesharake, joserioze dhe vetëmashtrim”.

Siç shkruan PJ, “harrimin” e Preshevës në këtë takim Vllasi e ka quajtur të turpshëm “që ka njollosur jo vetëm veten, por edhe diplomacinë kosovare”.

“Mos përmendja e çështjes së politikës diskriminuese, problemet tjera të vëllezërve tanë në Luginën e Preshevës... janë krejtësisht të pakuptueshme. Jo që intervenimi i saj do të ndryshonte pozitën e shqiptarëve në Luginë, por së paku do të shihej dhe dëshmohej se ne nuk e heshtim atë çështje”, thotë Vllasi. “Krejt bisedat bëhen për pozitën e serbëve të Kosovës, veçanërisht për pjesën e veriut... ndërsa pala jonë, në këtë rast Jahjaga, as që e përmend çështjen e Luginës... Ky injorim i Jahajgës ndaj Luginës, që ajo i ka thënë Kosovë Lindore, është i pakuptueshëm - turp për të dhe vendin tonë”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Azem Vllasi
Azem Vllasi
 
 
Magazina
9:55 / 20.06.2013
James Gandolfini

Ndërron jetë James Gandolfini

James Gandolfini, aktori i njohur më së shumti për rolin e bosit Tony Soprano në serialin “The Sopranos”, ka ndërruar ...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
9:37 / 20.06.2013

Çipsat nga Serbia futen me çmime dumping në Kosovë

Konkurrenca në treg veç tjerash ka për qëllim kryesorë sigurimin e çmimeve të favorshme dhe reale për konsumatorë. Nga...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.