Vlorë, fundoset skafi, policia italiane shpëton 7 shqiptarë
Kanë shpëtuar shëndoshë e mirë shtatë shtetas shqiptarë të nisur për turizëm, me një skaf nga Orikumi i Vlorës. Ndërhyrja e rojeve bregdetare italiane ka bërë të mundur shpëtimin e tyre, pasi skafi me të cilin po udhëtonin është mbytur gjatë natës pranë Karaburunit, raporton Bw.
Bëhet fjalë për një varkë rreth 6 metra, e cila kishte dy motorë. Me të po udhëtonin 7 persona, të cilët janë mundur të shpëtohen nga Guardia di Finanza. /Telegrafi/