Vlorë: Arrestohen tre të rinj, vodhën 3 milionë lekë
Tre persona janë arrestuar të martën në Vlorë për vjedhje. Të arrestuarit janë Arenc Kastriot Fisti, Albert Esat Fisti dhe Arsen Esat Fisti, të tre banues në fshatin Dukat.Arrestimi i tyre u krye pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë orëve të natës janë kapur duke vjedhur banesën e shtetasit me iniciale D. Ç, banues në fshatin Dukat.
Gjatë vjedhjes kanë marrë rreth 300.000 lekë të reja si dhe sende të ndryshme me vlerë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Vjedhja” e kryer në kushtet e bashkëpunimit parashikuar nga neni 134 i Kodit penal. /Telegrafi/