VMRO-DPMNE: Sela po ofendon maqedonasit etnik në Strugë

14:32 / 2.05.2013

Partia e kryeministrit, Nikolla Gruevski reagon ashpër ndaj ndryshimeve kadrovike në Komunën e Strugës. VMRO-DPMNE akuzon kryetarin e komunës, Zijadin Sela se po largon maqedonasit etnik nga institucionet lokale në Strugë, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.

“Sela po i ndërron udhëheqësit maqedonas dhe kjo është një ofendim për 15.500 maqedonasit që dolën në këto zgjedhje dhe votuan, e aq më tepër nuk respektohen ata 8.000 maqedonas që jetojnë në qytetin e Strugës, përballë 3.000 shqiptarëve në këtë qytet,” thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Me këtë veprim të parë të tij, Sela jep mesazh të qartë se si do ta drejtojë komunën e Strugës në periudhën e ardhshme, vlerëson VMRO-DPMNE.

“Nëse do të dëshironte që të tregojë pak mirësjellje evropiane dhe gjerësi demokratike, atëherë së paku, drejtuesit e shkarkuar maqedonas të zëvendësoheshin me kudaro nga etnikumet tjera (turk, maqedonas musliman, vleh etj),”reagojnë nga VMRO-DPMNE-ja në Strugë, raporton Ina.

Në reagimin e VMRO-DPMNE-së në Strugë, më tej thuhet: “Ky gjest i Ziadin Selës, duhet ta shqetësojë edhe faktorin ndërkombëtar, që siç duket nuk tregon ndonjë interes për atë se çfarë po ndodhë rreth largimit të maqedonasve etnik nga institucionet lokale në Strugë dhe në Kërçovë”.

Komiteti komunal i VMRO-DPMNE-së në Strugë, lidhur me këto hapa diskriminues të kryetarit Ziadin Sela bëri të ditur se, do ta informojë OSBE-në dhe ambasadat e huaja në vend, duke potencuar se Struga është mjedis multietnik dhe si i tillë duhet të funksionojë, ndërsa pushteti vendor duhet të respektojë të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në Strugë. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.