Vodhi dhe kërceu nga kati i dytë!
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 23 vjeçarin Fatjon Haka, me banim në Bërzhitë, i akuzuar për vjedhje.Burime zyrtare nga policia thanë se arrestimi i tij u bë në flagrancë pak pas mesnate, ku duke tentuar të vjedhë lokalin në pronësi të shtetasit B.H., është pikasur nga i zoti i lokalit, transmeton NOA.
Mësohet se i dyshuari, pasi është konstatuar nga pronari, tentuar të largohet, duke u hedhur nga kati i dytë i lokalit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur në krahun e djathtë. /Telegrafi/