Vrasja e 8-vjeçarit, pranga dy personave

10:47 / 13.07.2012
Policia ka arrestuar dy persona që dyshohen si autorë të vrasjes së një 8-vjeçari në banesën e tij, gjatë një tentative grabitjeje.

Policia ka sekuestruar edhe armën me të cilën mendohet të jetë qëlluar i mituri Jurgen Lukaj, njofton Top Channel.

Fëmija, babai i tij dhe i vëllai ishin duke fjetur në verandën e shtëpisë së tyre në lagjen “24 Maji” të Vlorës, kur dy persona me armë dhe maskë tentuan të hyjnë në banesë.

“Isha duke fjetur në ballkonin e banesës time, së bashku me dy djemtë. Në orën 2.30 minuta dy persona hipën në murin rrethues të banesës. Në kohën që unë i ndjeva, njëri prej tyre më tha se tani që na ndoqe do të vrasim, dhe menjëherë qëlluan dy herë në drejtimin tonë me armë automatike dhe më pas u larguan. Dola për t'i parë se kush ishin por nuk i njoha. Konstatova së të dy personat ishin rreth 20-22 vjeç, njëri kishte një kapele dhe tjetri ishte veshur me të zeza. Pasi ndezëm dritën pamë që djali nuk po ngrihej dhe shkova afër dhe pash se djali kishte një plumb në kokë”, tha Albert Lukaj, babai i fëmijës së vrarë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.