“Vrasja e dytë" e Egzonit

8:24 / 1.09.2012
Gëzim Vitia, i riu gjilanas që kreu gjithsej 33 vepra penale, përfshirë edhe vrasjen e Egzon Kçikun, ndodhet i lirë. Vetëm dy vite pasi ndodhi kjo tragjedi, Gjykata e Qarkut vendosi ta lirojë atë duke ia falur 4 vite burg. Familjarët e viktimës e kanë përjetuar rëndë këtë lajm dhe dyshojnë se në lirimin e dorasit ka gisht tezja e tij e cila punon në Gjykatë.

Ishin më të qetë kur Gëzim Vitia, personi që ia mori jetën djalit të tyre të vetëm, ndodhej në burg. Ndonëse ky fakt nuk është se ua hiqte mërzinë për Egzonin, fëmijën e tyre i cili ka dy vite që nuk jeton më. U munduan ta marrin veten dhe të nisin jetën nga e para. Gjetën forcë edhe të takohen me dorasin e të birit përgjatë seancave gjyqësore. Edhe kësaj i bënë ballë, shkruan “Express”.

Por, një lajm që ata morën para dy muajsh la pa mënd Rexhep e Ariana Kçikun nga Gjilani. Kuptuan se vrasësi i Egzonit, djalit të tyre, është duke u endur i lirë nëpër qytet. Edhe atë pa e vuajtur dënimin e merituar.

Në vend se t’i mbajë gjashtë vite, familjarët thonë se Gëzim Vitia, 22 vjeç, ka qëndruar në burg vetëm dy vite falë tezes së tij, për të cilën thonë se punon në Gjykatën e Qarkut në Gjilan. Kjo e fundit, sipas tyre, po ia mundëson Gëzimit lirinë e plotë dhe është arsyeja e cila e ka shpëtuar atë nga gjithsej 33 vepra të tjera penale, përveç vrasjes së Egzonit.

“Nuk po mundemi me fjet të qetë kur e dimë se ai që na e vrau djalin tash është i lirë...e djali jonë që sot po të ishte gjallë do t’i mbushte 18 vjet, është nën dhe”, rrëfen Rexhepi për “Express”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Express
Foto: Express
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.