Vrasje në Fier dhe në Lushnje

10:13 / 22.08.2012
Dy persona mbetën të vdekur në dy ngjarje të ndryshme të ndodhura pasditen e së martës në Fier dhe në Lushnje.

Rreth orës 19:00, në një lokal në lagjen “Liria” në Fier, u ekzekutua me pesë plumba pistolete 45-vjeçari Lulzim Heqimaj, banor i kësaj lagjeje.

Policia dyshon se shkak i vrasjes së tij mund të jetë hakmarrja.

Heqimaj u qëllua pesë herë, ndërsa autoritetet morën në pyetje dëshmitarët pamorë për të zbardhur ngjarjen, por deri tani nuk ka ende asnjë të dyshuar.

Ndërsa më herët, në fshatin Grabian të Lushnjes, u regjistrua një tjetër vrasje pas një grindje për kullotat që i mori jetën një 35-vjeçari.

Nezir Mehmeti vrau me thikë bashkëfshatarin e tij Servet Snalla. Mehmeti, së bashku me bashkëshorten shkruan në arën e tyre dhe gjendën brenda parcelës së mbjellë me jonxhë delet e Snallës.

Pas debateve, Nezir Mehmeti e goditi me thikë 35-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Në gjendje shoku, vrasësi i telefonoi të afërmve të tij pas ngjarjes, duke i kërkuar që ta ndihmon të transportonte viktimën për në spital, por Snalla ndërroi jetë gjatë rrugës, transmeton TCH.

Policia, e cila realizoi arrestimin e Mehmetit, tha se grindja ishte momentale dhe se nuk kishte pasur konflikte të mëparshme midis protagonistëve të kësaj tragjedie. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:24 / 19.06.2013

Fillojnë pushimet për Çilin

Çiljeta Xhilaga sivjet i ka filluar shumë më herët pushimet e saj, kjo pasi ka një shoqërues të veçantë, djalin katër...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
15:50 / 19.06.2013

Kosova e Bullgaria të gatshme të këmbejnë ekspertizën në ekonomi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli ka pritur Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Bobi Bobev, me të cilën...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.