Vrasje në Shkodër

22:47 / 16.02.2013

Një person është ekzekutuar me armë zjarri pasditen e së shtunës në qytetin e Shkodrës. Viktima është shtetasi Gjon Gjeka, 50 vjeç, i cili është qëlluar për vdekje me tre plumba nga dy persona të maskuar me skafanda, që lëviznin me motor.

Sipas policisë, viktima ka qenë një ndër personat më aktivë në shumë ngjarje dhe ndër më të njohurit për policinë e Shkodrës në trazirat e viteve 1997-1998.

Për momentin për policinë motivet e vrasjes dhe identiteti i autorëve janë ende të pazbardhura. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17, pranë një rruge dytësore në qendër të qytetit, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Sarreqit.

Viktima ka zbritur nga banesa e tij dhe në momentin që ka hipur në makinë janë afruar dy personat me motor, që kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, duke e lënë 50-vjeçarin të vdekur në vend.

Ky është një tjetër ekzekutim që regjistrohet në vend dhe që tregon kuotën e lartë të kriminalitetit dhe njëkohësisht mungesën e vullnetit të shtetit për të reaguar, transmeton TCH.

Ndër vrasjet më të bujshme të regjistruara që nga fillimi i vitit ka qenë ajo e shtetasit Admirim Sako, eksponent i njohur i botës së krimit.

Ai u qëllua në afërsi të Gjykatës së Tiranës nga një i dyshuar si vrasës me pagesë, që u largua nga vendi i ngjarjes dhe që deri tani nuk është kapur nga uniformat blu.

Gjithashtu, muaji janar u karakterizua nga një tjetër ngjarje e rëndë, qëllimi me armë zjarri i shefit të policisë së Burrelit gjatë një aksioni, i cili ndërroi jetë disa ditë më vonë në një spital të Italisë. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.