Vret veten babi i tre fëmijëve në Elbasan
Një 46-vjeçar është vetëhelmuar me fostoksinë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës dhe viktima është Namik Fetkolli, babai i tre fëmijëve.Pasi ka pirë helmin, ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Elbasanit, por ka ndërruar jetë gjatë transportit.
Policia ka nisur hetimet duke marrë në pyetje të afërmit e viktimës, si edhe bashkëshorten. Fetkolli prej disa vitesh kishte probleme të shumta me bashkëshorten e tij, për shkak të xhelozisë mes çiftit. /Noa/Telegrafi/