Vriten 12 kryengritës çeçenë
Dymbëdhjetë kryengritës janë vrarë në Çeçeni, në një operacion special të forcave të sigurisë në republikën ruse në Kaukazin verior, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. policë, ndërsa shtatë të tjerë mbetën të plagosur. Kryengritësit janë vrarë në përleshje me policinë në rajonin malor, në jug të kryeqytetit çeçen Grozni.
Dy prej tyre janë komandantë me ndikim, vëllezërit Muslim dhe Husein Gakaev, pas të cilëve gjurmohej për shkak të akuzave për terrorizëm, transmeton zhurnal.
Çeçenia është shkatërruar nga dy luftërat mes kryengritësve dhe armatës ruse në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. /Telegrafi/