Vriten 4 militant, nga një sulm ajror i forcave amerikane
Zyrtarë pakistanez të sigurisë, dyshojnë se nga një sulm ajror i SHBA-ve janë vrarë të paktën katër militant të dyshuar në pjesën veri-perëdinmore të rajonit Tribal.Sulmi është raportuar të ketë ndodhur të enjten në afërsi të Mir Ali-së, në veri të Waziristanit Verior.
Ky rajon është konsideruar si zona kryesore në Pakistan ku talebanët dhe militantët e Al-Qaedas kërkojnë strehim.
Ndërsa, në një raport të AP-së, thuhet se numri i të vrarëve nga ky sulm ka arritur në 5. Ende nuk dihet identiteti i të vrarëve nga ky sulm. /Rel/Telegrafi/