Vriten dy gazetarë në Damask
Dy gazetarë sirianë janë vrarë sot në Damask, njoftuan mediat shtetërore, transmeton agjencia AP. Sipas raportimeve, janë vrarë gazetari i agjencisë SANA, Ali Abas, dhe gazetari i televizionit Al Arabia, Bara'a Jusuf al Bushi.
Abas është vrarë në banesën e tij në Damask, kurse Al-Bushi ka humbur jetën derisa po raportonte për përleshjet e armatosura në paralagjen veriore Al-Tal të kryeqyteti sirian.
Në paralagjet e Damaskut janë duke u zhvilluar luftime ndërmjet forcave të regjim të Bashar Asadit dhe kryengritësve.
Që nga marsi i vitit të kaluar, në luftimet në Siri janë vrarë mbi 20 000 njerëz, përkujton agjencia AP. /Telegrafi/