Vritet aksidentalisht nga i mituri

11:23 / 1.10.2012
Një person nga fshati Maxharrë i Malishevës ka vdekur të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga plagët që kishte marrë një ditë më herët nga armë zjarri. Policia ishte njoftuar për plagosje aksidentale, por ka zbuluar se armën e ka shkrepur një i mitur.

Policia e Malishevës ishte informuar të dielën rreth orës 07:55 se në fshatin Maxharrë, një person është vetëplagosur me armë zjarri, të llojit pistoletë.

“Viktima ishte sjellë në Emergjencën e Malishevës për ndihmë mjekësore, e më pas është përcjellë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, për shkak të plagës që kishte marrë në kokë”, ka bërë të ditur Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë Rajonale në Prizren, transmeton Gazeta Jeta në Kosovë.

Hetues policorë nga Malisheva, e më pas edhe hetues nga Hetimet Rajonale, kanë nisur hetimin e rastit, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të mitur, mbi të cilin bie dyshimi se aksidentalisht ka shkrehur armën, me të cilin është kryer plagosja.

“Sot, nga QKUK-ja është konfirmuari lajmi se viktima nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimit dhe ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar Berisha.

Krim teknika ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërkaq në cilësi të provës materiale është sekuestruar një pistoletë e llojit “Ecol Special” me dy fishekë dhe një gëzhojë. I dyshuari, pas intervistimit në konsultim me Prokurorin, është dërguar në mbajtje.

Policia në Prizren ka njoftuar gjithashtu për një rast vetëvrasjeje, që ka ndodhur të dielën në Gjonaj të Hasit. Në një dhomë të shtëpisë, D. Çoça (1946) është gjetur i vdekur dhe me plagë në kokë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Hetuesit e policisë, krim teknika dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat hetimore. Sipas hetimeve fillestare dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje me pistoletë.

Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar një pistoletë të llojit P 38, me tre fishekë. Motivi i vetëvrasjes, sipas dëshmitarëve, thuhet të jenë problemet financiare. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.