Vritet një gjeneral i forcave siriane

18:09 / 30.10.2012
Televizioni shtetëror i Sirisë thotë se gjenerali i forcave ajrore, Abdullah Mahmud al-Khalidi, është vrarë në një lagje periferike të Damaskut.

Sipas këtij mediumi, vrasja ka ndodhur sot nga grupe terroriste të armatosura, në distriktin al-Din.

Dita e sotme gjithashtu është karakterizuar me përplasje ndërmjet forcave rebele dhe trupave të përkrahura nga luftëtarët palestinezë, në një kamp refugjatësh në afërsi të Damaskut, transmeton Rel.

Ndërkohë i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi ka arritur sot në Kinë, për të kërkuar mbështetje për përpjekjet e tij për ta ndalur dhunën në Siri.

Brahimi ka shkuar në Pekin nga Moska, ku mbajti takime me Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Pas takimit të djeshëm me Lavrov, ai tha se kriza në Siri është duke u përkeqësuar. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:06 / 22.05.2013
Justin Bieber

Justin Bieber t’i padisë mysafirët e tij?

Justin Bieber do të kërkojë dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh nëse ndonjë prej mysafirëve të tij të ftuar në f...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.