Vritet shefi i Komisariatit të Shijakut
Shefi i komisariatit të Shijakut, qytet i vogël në afërsi të Durrësit, është vrarë të enjten në mbrëmje me armë zjarri.Komisar Adem Tahiraj, 49 vjec, është qëlluar, sipas variantit të parë të policisë, ndërsa po i afrohej një makine të dyshuar për të ushtruar kontroll. Nje tjetër hipotezë është ajo e një atentati ndaj tij.
Në makinën e dyshuar, nga e cila janë nisur edhe breshëritë e automatikut që qëlloi komisar Tahirajn, kanë qenë duke udhëtuar dy persona.
Është plagosur edhe një polic tjetër, ndërsa një grua e moshuar, kalimtare e rastit aty pranë ka mbetur e plagosur rëndë.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në Shijak dhe po bën kontrolle në të gjithë zonën, ndërsa postoblloqe janë ngritur nëpër akset kryesore të rrugëve. /Telegrafi/